Vdes në burg në Hungari ish-drejtori shqiptar

22:57 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish-drejtori i mjedisit në Korçë, Aleksandër Cela ka varur veten në burg.

Ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë. Panoramas shkruan se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez.

Nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtorin e mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg. Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.

bar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme