Google ADS

Rusia është duke sulmuar telefonat e ushtarëve të NATO-s

22:54 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Fushata e luftës dixhitale në Rusi nuk është kufizuar vetëm me synimin e serverëve të largët.

The Wall Street Journal ka mësuar se hakerët rusë kanë synuar të hakojnë edhe ushtarët e NATO-s, të vendosur në Poloni dhe në shtetet Baltike, transmeton portali arbresh.info

Sipas medias amerikane, hakerët janë duke sulmuar telefonat dhe llogaritë e Facebook-ut të ushtarëve.

Qeveria ruse e ka mohuar historikisht përfshirjen në çdo fushatë të piraterisë, zyrtarët kanë pak dyshime se janë pas sulmeve.

Një sondë ka zbuluar një antenë portative që përdorej për të hakuar telefonat, ndërsa pjesë e kësaj ‘lufte’ janë edhe dronët.

Në përgjigjje të incidentit, ushtarët kanë hequr kartat e telefonit dhe kanë mbyllur disa nga faqet e internetit.

Rekrutët estonezë nuk lejohen të përdorin telefona të mençur gjatë operacioneve.

Duke pasur parasysh se sulmet kanë bërë shumë pak dëmë ose po pretendojnë të nxjerrin informacione tashmë të njohura për publikun, zyrtarët besojnë se hakerët po synojnë një formë të re kërcënimi, duke dashur t’ua bëjën me dije ushtarëve që janë ‘nën vëzhgim’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme