Google ADS

Nëse keni këto shenja, keni rënë në dashuri

22:48 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Nëse ka një gjë më të bukur se të qënurit i dashuruar, ajo është rënia në dashuri.

Ti ndjen çdo emocion që nuk ke provuar më parë. Këngët të duken ndryshe, filmat po ashtu, takimet me personin tjetër janë gjëja më e bukur e ditës dhe mezi pret të vijë e nesërmja që të takoheni sërish.Pra, po bien në dashuri me pak fjalë.Jo vetëm kaq, por ka dhe shumë shenja të tjera që tregojnë se nuk keni më shpëtim – po bini në dashuri!

Gjërat që dikur i ke urryer tani duken në rregull – ndoshta dhe argëtuese vetëm sepse ai/ajo i pëlqen.

Ndihesh rehat kur bën “sakrifica” të vogla për të.

Ai ose ajo është “gjëja e mirë” edhe kur e gjitha jeta jote është e mbushur me situata acaruese, të mërzitshme apo katastrofale.

Vazhdon dhe sheh gjëra në publik të cilat ai/ajo pëlqen dhe dëshiron t’ja dhurosh të gjitha.

Të ngre nervat vazhdimisht, por sërish ti do të qëndrosh krah tij/saj.

Nuk mërzitesh nëse ai/ajo kthen përgjigje pak me vonesë.

Nëse ai/ajo është i/e mërzitur edhe ti je i/e mërzitur.

Preferon më mirë të qëndrosh pa bërë asgjë të bukur, vetëm të rrish me të, sesa të dalësh jashtë.

I tregon atij/asaj çdo gjë që të pëlqen ty.

Ke filluar të mendosh që ta prezantosh atë me familjen. /blitz.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme