“Shqiptarët në Shkup diskriminohen në mënyrë të egër”

22:34 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen 15 tetor, vetëm pak ditë para se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sonte në Klan Kosova është duke u diskutuar për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Naim Bajrami, nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se shqiptarët në Shkup jetojnë shumë keq.

“Në Shkup ka ndodh një degradim total i jetës – jo vetëm në aspektin financiar por edhe ne atë kulturor”

“E gjithë ajo ekonomi shqiptare më nuk ekziston”.

Kështu ka thënë Bajrami në Magazinën për Maqedoninë.

Edhe Bekim Fazliu nga Partia Demokratike Shqiptare, ka thënë se shqiptarët në Shkup diskriminohen në mënyrë të egër.

“Shqiptarët në Shkup janë në gjendje të mjerueshme”.

“Në njërën anë ka luks të tepruar, por aty ku jetojnë shqiptarët është mjerim”, ka thënë Fazliu në Magazinën për Maqedoninë.

“Është gjendje e rëndë ekonomike”.

Edhe Amir Elezi nga Lëvizja Besa, ka thënë se çështja e shqiptarëve është shumë e rëndë.

“Edhe sot shqiptarët merren me ujin dhe kanalizimin, çështje që ish dashtë të zgjidhen”

“Kemi vende që nuk mund të arrijnë as autoambulancat”.

Ndërsa Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka thënë gjërat për shqiptarët kanë ndërruar për të mirë.

“Shqiptarët kanë jetuar shumë keq, sikurse ju në kohën e Millosheviqit, por tash është më ndryshe”

“Institucione të shumta drejtohen nga shqiptarët sikurse Kuvendi – ne i kemi dhe dy zëvendëskryeministra shqiptarë.

“Të gjithë e dimë se janë bërë punë të mira, por ka mundësi gjithmonë të bëhet edhe ma mire”, ka thënë Ademi në Magazinën për Maqedoninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme