Kanë përfunduar 45 minutat e parë të sfidës kualifikuese në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe kombëtares së Ukrainës.
Kosova dhe Ukraina janë ndarë në barazim pa gola në pjesën e parë të takimit që po zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Megjithatë, mysafirët ukrainas ishin për një nuancë më të mirë se Kosova, duke krijuar më shumë raste dhe duke pasur posedimin e topit.
Ekipi kombëtar ukrainas, i drejtuar nga legjenda Andriy Shevchenko dominoi në posedimin e topit në 67 për qind të lojës, ndërsa Kosova e mbajti topin në 33 për qind.
Ukraina gjithashtu bëri tetë goditje, ku pesë ishin në portë, për dallim nga Kosova që pati dy tentime, ku njëra shkoi në portë.
Ndërsa, sa i përket numrit të kartonëve, skuadrat janë të barabarta me nga një ndëshkim me të verdhë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...