Google ADS

Zeka: Kadri Veseli më paralajmëroi se VV po përgatiste sulm ndaj meje

21:53 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka deklaruar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e kishte paralajmëruar se Vetëvendosje po përgatiste sulm fizik ndaj tij.

Zeka ka thënë në emisionin Zonë e Lirë të TV Klan se Veseli e kishte ftuar atë në zyrën e tij në Kuvend pak pasi kishte kritikuar rëndë Vetëvendosjen në Kuvend dhe i kishte thënë se kjo parti po përgatitej ta sulmonte fizikisht në Kuvend, përcjell Arbresh.info.

“Kadri Veseli më ftoi në zyrën e tij dhe më tha se ka informacione se Vetëvendosje po përgatiste sulm fizik ndaj meje dhe ai mendonte se kjo do të ndodhte në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Zeka duke folur në Zonë e Lirë rreth sulmit fizik që deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi i kishte bërë gjatë një emisioni live në Klan Kosova./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme