Largimin e FMN-së nga Shqipëria, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e gjykon si një akt aventuresk të Edi Ramës.
Sipas Berishës, Rama rrezikon ta çojë borxhin real të Shqipërisë deri në 85%, përmes konçensioneve dhe programit “1 Miliard” dhe beson se mund t’i zëvëndësojë kreditë e FMN me paratë e kanabisit.
Por sipas Berishës në realitet ndodh krejt e kundërta, shkruan Lapsi.al.
“Kreditë e FMN-së jepen sipas një kontrolli ligjor rigoroz, të cilat jo vetëm unk dëmtojnë ekonominë, përkundrazi nxisin rritjen. Kurse paratë e kanabisit janë para që vrasin çdo minutë, çdo orë, çdo ditë konkurencën dhe tregun e lirë në këtë vend. Dhe kjo nënkupton shkatërrim të konkurencës së ndershme, të krahut solid të ekonomisë që mbahet me rregulla sepse tani hyjnë thasët thasët e narko dollarëve, narko-lekëve dhe ato janë në gjendje të falimentojnë çdo biznes që i vënë vetes për qëllim” u shpreh Berisha.
Për ish-kryeministrin “opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim, për mos largimin e FMN-së”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...