Qeveria spanjolle u përpoq që me çdo kusht të ndalojë mbajtjen e referendumit për pavarësi në Katalonia.
Situata doli jashtë kontrollit kur policia spanjolle në mënyrë të dhunshme u përpoq të ndalojë referendumin, duke lënë të plagosur me shume se 800 persona, shkruan portali arbresh.info
Megjithatë, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalonia ka kërkuar falje për dhunën e përdorur dhe për të gjithë ata që janë plagosur gjatë ditës së diele.
Enric Millo ka fajësuar qeverinë katalanase për mbajtjen e votimit të paligjshëm, ndërkohë që qeveria në Madrid ka nxjerrë një dekret përmes të cilit u lehtësohet procedura kompanive që të lëvizin selitë e tyre nga Katalonia.
Shefi i çështjeve të jashtme në Katalonia për BBC ka thënë se “Parlamenti do të diskutojë dhe se çdo përpjekje që ka përdorur qeveria spanjolle për të penguar gjërat, kanë qenë jo produktive nga ana e tyre”.
Në kërkim faljen e parë nga një zyrtar i qeverisë spanjolle mbi dhunën e të dieles, është përmendur fakti se edhe të lënduar kanë mbetur edhe nga ana e policisë, të cilët janë përpjekur që të zbatojnë ligjin.
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, do t’i drejtohet Parlamentit të martën, një ditë vonë se sa ishte pritur./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”