Ligji për Prishtinën nuk është në rendin e ditës së Qeverisë

13:55 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

U raportua më herët se në rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë do të jetë edhe Ligji për Prishtinën, shkruan arbresh.info

Mirëpo, në rendin e ditës pikë e diskutimit nuk është edhe ky Ligj.

Portali arbresh.info ka kontaktuar me Halil Matoshin nga Zyra për Media në Kryeministri, i cili edhe ka konfirmuar se Ligji për Prishtinën nuk do të jetë fare në rendin e ditës.

Mbledhja e qeverisë do të mbahet prej orës 14:00, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Prej kohësh është duke u mbajtur peng miratimi i Ligjit të Prishtinës. Qeveria e Isa Mustafës kishte thënë se në vjeshtën e vitit 2017 do të kalonte në Qeveri.

Më këtë Ligj Prishtina do të këtë kompetenca më të mëdha në shumë fusha, ndërkaq synohet të rregullohen kufijtë komunal, do të ketë grant qeveritar, Prishtina synon të menaxhojë me objektet dhe terrenet sportive, zonën metropolitane të Prishtinës./arbresh.info/

rendi i dites

rendi i dites

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme