Gratë që ushqehen me meze të lehta në punë konsumojnë çdo vit një bollëk prej 100.000 kalorish shtesë, thotë një studim.
Mesatarja totale e konsumuar në kripëra, ëmbëlsira, çokollata dhe pije qumështi ose me sheqer është ekuivalent me marrjen e ushqimit shtesë prej 50 ditësh, pasi konsumi ideal i gruas së rritur është 2.000 kalori në ditë, transmeton Klan Kosova.
Përfundimi i habitshëm u zbulua pas një sondazhi prej 1,000 grave në emër të prodhuesit holandez të ushqimit organik Kallø, i cili pranoi konsumojnë më shumë se 2,240 kalori çdo javë mesatarisht.
Totali vjetor i 100,800 kalorive shtesë – bazuar në 45 javë pune – është e njëjtë me 1,254 gota Prosecco, 193 burgerë ose 502 bare çokollate.
Dietikët thanë se nuk u habitën nga hulumtimi, por paralajmëruan se konsumi i vetëm 500 kalorive shtesë në ditë mund të rezultojë në shtimin e peshës prej gjysmë kilogrami në javë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën