Koleksionit të pullave postare të Kosovës, nga sot i është shtuar edhe një e tillë e re.
Pulla më e re postare është krijuar në dedikim të Javës së Gjidhënies, që i dedikohen promovimit të ushqimit të fëmijëve me gji, transmeton Klan Kosova.
Lansimi i pullës postare, u realizua nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Posta e Kosovës që të dyja në bashkëpunim me UNICEF-in, që përcillet me moton ”Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.
Në kuadër të prezantimit të kësaj pulle, Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në fjalimin tij të mbajtur tha se ndihet i nderuar që edhe posta është pjesë e qëllimit të xitjes së gjidhënies, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq zëvendës shefi i zyrës së UNICEF, James Mugaju, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e ofruar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se ushqimi me qumësht të gjirit është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e nënës dhe fëmijës.
Këto deklarime u dhanë sot në eventin e mbajtur me rastin e promovimit të pullës më të re postare në Kosovë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?