Google ADS

Fundjava me mot të ftohtë, erë, shi dhe borë

12:34 | 6 Tetor 2017
L G

Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi rajon pritet të kaloj një front i ftohtë, me bërthamë të ftohtë të masave ajrore që po vijnë nga veriu i kontinentit.

Nën këto kushte sot pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje lokale shiu, e gjatë natës me kalimin e këtij fronti priten reshje shiu të intenzitetit të lartë.  Në vise kodrinore priten reshje shiu të përziera edhe me borë, e në vise malore mbi 1200m vetëm reshje bore.

Nesër herët në mëngjes dhe paradite reshjet do të jenë më të qëndrueshme, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, i vranët dhe me erë të fuqishme veriore, vende-vende me riga lokale shiu.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Të dielën pritet përmirësim i motit, ku do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell.

Në fillim të javës do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.  Të martën pasdite vende-vende nuk përjashtohen mundësitë për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit nga sot në mbrëmje dhe nesër do të pësojnë rënie të ndjeshme, me maksimale që do të zbresin deri në 6C, e minimale deri në 3C, e në vise malore edhe në -1 deri -2C.  Nga dita e diel temperaturat do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.

Maksimalet do të sillen nga 14C deri në 18C, e minimalet nga 3C deri në 6C. Të shtunën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 8-14m/s, e të dielën kryesisht nga veriperëndimi 2-7m/s.  Shtypja atmosferike pasi të zbres rreth vlerave normale, nga e dita e diel do të shënojë rritje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme