Spanja me formacion 4-3-3 ndaj Shqipërisë

12:46 | 6 Tetor 2017
Arbresh Info

Aritz Aduriz mund udhëheq linjën frontale pasi Spanja pritet të shfrytëzojë formacioni 4-3-3 kundër Shqipërisë të premten.

Sulmuesi i Athletic Club është duke u menduar si pikë referuese në sulm me Pedron e Chelseat në krah të djathtë dhe Iscon në të majtë, ndërsa David Silvan e Manchester Cityt në rolin prapa si i lirë, transmeton portali arbresh.info.

Në mungesë të Dani Carvajalit, një tjetër lojtar i Chelseat, Cesar Azpilicuesta, ka zënë pozitën në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ai më parë nuk ka luajtur asnjë minutë në skuadrën kombëtare qysh pasi Lopetegui mori timonin e ‘La Rojas’.

Gjatë stërvitjeve, trajneri Julen Lopetegui ka kaluar edhe me tre mbrojtës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme