Google ADS

“Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi”

10:46 | 6 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe është duke u përpjekur për të gjetur një klub për transferim.

Kjo deklaratë befasuese vjen nga gazetari i njohur sportiv Duncan Castles, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo ishte i etur për largim nga kampioni evropian gjatë verës pas probleme me autoritetet spanjolle rreth taksave dhe Castles thotë se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht se lojtari vazhdon të jetë ende pjesë e klubit në Bernabeu.

“Ju duhet të llogarisni faktin që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet”, ka thënë gazetari për ‘The Transfer Window’ kur është pyetur rreth transferimit të yllit të Chelseat, Eden Hazard, në Real Madrid.

“Situata nuk ka ndryshuar. Ai është duke kërkuar për të gjetur një klub që do e marrë atë”

“Dhe nëse Cristiano Ronaldo largohet, Real Madridi do të ketë para të mëdha në dispozicion për t’i shpenzuar dhe hapësirë në skuadër për dikë si Eden Hazard apo Kevin de Bruyne”

“Do të jenë kategori e talentëve”

Ronaldo, tani si 32-vjeçar, nuk do të luaj për Real Madridin deri më 14 tetor kur skuadra në La Liga të rikthehet në aksion për ndeshjen kundër Getafes pas pushimeve ndërkombëtare.

Para asaj, superylli do të jetë i zënë duke i ndihmuar Portugalisë për të siguruar një pozitë në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Të ngjashme