Raportimi i dialogut në Kuvend, i domosdoshëm

11:31 | 6 Tetor 2017
M. A.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka thënë se AAK e ka mbështetur dialogun që të jetë i barabartë, por sipas Ahmetit dialogu ka devijuar duke mos u zbatuar marrëveshjet që janë të mira për Kosovën, shkruan arbresh.info.

“Kemi parë që dialogu ka devijuat dhe të gjitha ato marrëveshje që i kanë konvenuar shtetit serbë i kanë pranuar kurse ato që kanë qenë në të mirë të Kosovës nuk i ka pranuar dhe ka ndodhur që marrëveshjet e nënshkruara të mos i zbatojnë. Degradimi i dialogut që ka ndodhur ne nuk e kemi pranuar kemi kërkuara që të ndryshoj, njëkohësisht kemi thënë se tani e tutje duhet me pas kujdes Kosova ka institucionet e veta lidershqipin dhe përgjegjësin e vet”, ka deklaruar Isufi.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet vazhdimisht ta vëzhgoj dialogun Kosovë – Serbi.

“Kuvendi duhet të jetë ai qe duhet në vazhdimësi të vëzhgoj këtë, po ashtu edhe përfaqësuesit që marrin pjesë ti raportojnë Kuvendit të Kosovës. Ju e dini që ka pasur rezolutë që për çdo marrëveshje të raportohet në Kuvend e që nuk ka ndodh. Ne jemi për një platformë tjetër pra një raportim i domosdoshëm. Sa i përketë Grupit të Unitetit ne nuk e kemi diskutuar ende por neve na lejohet që të kemi qëndrimin tonë”, ka thënë Isufi.

Këto komente ai i bëri në një tryezë të organizuar nga KDi me temën” Roli i Kuvendit në dialogun Kosovë-Serbi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme