Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se tërheqja e Prishtinës nga kandidatura për anëtarësim në këtë organizatë nuk është e papritur dhe është një sukses diplomatik i Serbisë.
Formulimi i arsyetimit nga ana e Kosovës ishte t’i nxjerrë në pah publikut arsyet që vendi është marr me vetëdije, ka thënë Tanasoviq.
“Është e vërtetë se vendimi është bërë në bazë të një vlerësimi pragmatik, por pragmatizmi është i lidhur me faktin se ne nuk do të marrim votat e mjaftueshme”, tha ai për mos kandidimin e Kosovës në këtë organizatë me arsyetimin e Kosovës se “mos kandidimit për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol është çështje pragmatike dhe bazohet në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Quintit”, për Novosti.
Sipas ambasadorit serb, ndër tjera ka thënë se ky është një dështim i radhës për Kosovën dhe kjo falë suksesit diplomatik dhe lotimit të Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë...
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me ...
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës
Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë...
Aksioni antidrogë në Pejë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë