Horoskopi ditor, e premte 6 tetor 2017

07:58 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Dashi
Nëse jeni ne një lidhje prej disa kohesh, ka shume gjasa te tundoheni nga dikush dhe te tentoni ta tradhtoni partnerin. Lidhjes suaj mesa duket po i vjen fundi. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione për dike qe do takojnë sepse do zhgënjehen. Financat nuk do jene te këqija dhe situata do vazhdoje te jete e njëjtë. Mund te blini pa frike disa objekte te vogla për shtëpinë.

Demi

Ka shume mundësi qe partneri juaj ta mbaje një premtim te bere prej disa kohesh dhe kjo do iu beje te ndiheni për mrekulli. bashkëpunimi me te do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do dine te zgjedhin personin e duhur ndërmjet atyre qe do takojnë sot. Ne planin financiar do kryeni transaksionet e duhura dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Binjaket

Konfigurimi i yjeve do jete shume i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohesh. Për beqaret me ne fund mund te rizgjohen ndjenjat dhe pasioni. Një preson qe keni njohur prej kohesh do iu beje një propozim interesant. Për financat dita do jete goxha e paqëndrueshme. Kujdes!

Gaforrja

Dite mjaft e qëndrueshme për te dashuruarit kjo e sotmja. Te dy do jeni me humor te mire dhe do bëni gjithçka për te përjetuar sa me shume emocione dhe kënaqësi. Beqaret nuk duhet te nxitohen pas një takimi qe do kenë. Me mire do jete t’i marrin gjerat sa me shtruar. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq.

Luani

Nëse bëni pak me shume lëshime gjate kësaj dite ndaj atij qe keni ne krah, marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Ne te kundërt mund te keni debate. Beqaret do tërhiqen shume nga disa persona me te mëdhenj se ata sepse do kërkojnë me shume siguri. Ne fakt jo gjithmonë kjo siguri vjen nga me te mëdhenjtë. Situata financiare nuk do jete problematike.

Virgjeresha

Fati do jete gjate gjithë kohës me ju ne planin sentimental dhe gjithçka do shkoje me se miri. Madje do i sqaroni edhe disa debate qe keni pasur apo disa mëri te se shkuarës. Beqaret do kenë te gjitha aftësitë për te bere për vete personin qe do pëlqejnë me tepër. Ne sektorin e financave duhet ta dyfishoni maturinë. Ulni edhe shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni shpejt pa para.

Peshorja

Ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Partneri po ua punon mbrapa krahëve prej kohesh dhe ju as qe kishit kuptuar asgjë. Beqaret duhet te tregohen me te zgjuar dhe te përfitojnë nga takimet qe do kryejnë. Për financat dita do jete me e mire. Kapitali juaj buxhetor do rritet ndjeshëm dhe do ndiheni shume here me te qete.

Akrepi

Dite përgjithësisht e ekuilibruar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ua veshin shume veshin disa kritikave te kota qe do iu beje partnerin dhe do e toleroni atë. Beqaret do kenë takime, por historitë e vërteta te dashurisë nuk pritet te fillojnë sot. Financat duhet t’i menaxhoni me shume rigorozitet dhe seriozitet. Vetëm kështu do kryeni shpejt investime e menduara.

Shigjetari

Mos bëni gabimin e madh te provokoni xhelozinë partnerit tuaj sot sepse nuk do arrini dot ta kontrolloni situatën qe do krijohet. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim dhe me shume gjasa do e gjejnë je peron serioz me te cilin do ia vleje te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do kaloni një dite paksa te vështirë, prandaj merrni masat e duhura.

Bricjapi

Do konfliktoheni shume gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe kjo nuk do iu lejoje te jetoni te qete. Mundohuni te ruani qetësinë dhe te tregoheni pak me tolerante. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë me ngul te krijojnë një lidhje. Situata financiare do jete me e mire sesa mendoni, prandaj mund te kryeni shpenzimet e menduara.

Ujori

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak si një lume i qete sot. Do jeni shume xheloze dhe do reagoni ne mënyrë te menjëhershme edhe sikur partnerit t’i hidhet një vështrim. Beqaret do kërkojnë shume, por serish nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te dekurajoheni nga situata ekzistuese. Me pak mund dhe përkujdesje do arrini ta stabilizoni edhe këtë sektor.

Peshqit

Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin tuaj. Nga ana tjetër ai do mundohet me sa te munde t’ua beje qejfin. Beqaret do kenë shume propozime, por duhet te mendoheni mire para se te zgjedhin te duhurin. Ne planin financiar duhet te keni kujdes. Po shpenzuat pa limit do jeni te humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme