Google ADS

Maqedonasit rrahin këngëtarin shqiptar, Shkodran Tolaj gjersa po xhironte klipin e ri

07:41 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Këngëtari Shkodran Tolaj ka përjetuar një situatë të sikletshme në Kërçovë, Maqedoni.

Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka treguar se teksa po xhironte klipin e këngës ‘Kërçovari’ në këtë vend, është sulmuar fizikisht nga një grup i maqedonasish.

Këto sulme i kanë sjellë atij lëndime trupore të shoqëruara edhe me gjakosje, duke bërë kështu që t’i drejtohet spitalit të Kërçovës.

Pas videos, Shkodrani ka publikuar edhe një status në Facebook, ku tha se sulmet e tilla nuk e ndalojnë dhe se për atdheun e tij është gati të derdhë edhe gjakun.

Po ashtu, tenori ju bëri thirrje mërgimtarëve kërçovarë, që të t’i bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe dhe vetëm atëherë ai do i harrojë plagët që i mori sot. /syrinet/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme