Me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1997 në Prishtinë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencë ndërkombëtare për lëvizjet shoqërore në Kosovë, gjatë dhe pas socializmit.
Lëvizjet shoqërore, kryesisht të paraqitura përmes demonstratave në Kosovë, u organizuan në periudha të ndryshme politike duke shpërfaqur dallimet në rrafshin politik e ideologjik të kohës dhe duke lënë gjurmët në shoqëri dhe politikë.
Për të diskutuar për këto tema, studiues të shkencave shoqërore, aktivistë të shoqërisë civile, artist e historian arti nga vendi, rajoni dhe Evropa prezantojnë punën e tyre dhe diskutojnë aspekte të ndryshme të lëvizjeve shoqërore në Kosovë.
Konferenca është e strukturuar në panele diskutimi, prezantime projektesh hulumtuese dhe një promovim libri dhe ofron përkthim shqip-anglisht-shqip.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...