Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina sot në Sheshin “Nëna Terezë”, do të shpalosë një performancë rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale.
Në kuadër të kësaj performance artistike do të bashkëngjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, Linnéa Claeson, dhe krejt në fund, Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.
Sipas një komunikate të kësaj qendre, aktoret që do të përforcojnë janë Daniela Markaj, Qëndresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaçi.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare