Memorial për hebrenjtë? Gafa e autoriteteve kanadeze

02:17 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet kanadeze kanë hequr një pllakatë në memorialin kombëtar të holokaustit, pasi u vu re se aty nuk përmendeshin hebrenjtë.

Pllakata problematike përkujtonte milionat e burrave, grave dhe fëmijë të vrarë, por nuk përmendte specifikisht popullin hebre apo antisemitizmin.

Memoriali u inaugurua javën e shkuar nga vetë kryeministri Justin Trudeau në kryeqytetin Ottawa.

Rreth 6 milionë hebrenj u vranë gjatë holokaustit, grupi më i madh që u persekutua nga nazistët.

Gabimi në pllakatë, u shfrytëzuar me shpejtësi nga deputetët e opozitës konservatore, të cilët thanë se historia duhet treguar saktë në mënyrë që të eliminohet urrejtja kundër hebrenjve.

Pas episodit të sikletshëm, ministrja kanadeze e trashëgimisë Melanie Joy siguroi parlamentin se pllaka ishte hequr dhe do të zëvendësohej me një tjetër që pasqyron tmerret me të cilat u përballën hebrenjtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme