Google ADS

Renate Langer plas “bombën”: Regjizori më përdhunoi kur isha 15 vjeç

01:11 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një akuzë e re për përdhunim të fëmijëve është ngritur ndaj regjizorit të njohur Roman Polanski.

Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjizori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeç.

Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili tani është i martuar me 2 fëmijë.

Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej.

Regjizori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën.

E pyetur nga New York Times se përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur: “Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”

45052ffd00000578-4946440-image-a-1_1507102235014 4505304600000578-4946440-image-m-9_1507102497169

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme