Google ADS

Mushkolaj: Nuk po shiten më premtimet megalomane që nuk realizohen

00:04 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se politikanët më nuk po mund t’ua shesin qytetarëve premtimet megalomane që nuk realizohen.

“Nuk e kemi më presidentin e tashëm, atëherë liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili përpara premtonte qindra milionë nëpër komuna. Tash më premtimet nuk janë qindra miliona eurosh. Nuk ka më premtime për qindra mijëra vende pune. Tashmë e kanë parë edhe kandidatët për kryetar komunash se nuk mund t’ua shesësh qytetarëve, premtimet që nuk mund të realizohen”, tha Mushkolaj në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Këto komente Mushkolaj i ka bërë në emisionin “Debat Plus”, ku është debatuar për dy javët e para të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme