Ish-kryetari i Obiliqit dhe kandidati i LDK-së për këtë komunë, Mehmet Krasniqi ka akuzuar kryetarin aktual dhe kundërkandidatin e tij nga AAK-ja, Xhafer Gashin për nepotizëm.
Krasniqi ka deklaruar në Magazina Lokale në Klan Kosova se Gashi ka punësuar 35 familjarë të tij në Komunën e Obiliqit.
Por Gashi e ka mohuar këtë duke thënë se kjo nuk qëndron, por ai ka pranuar se megjithatë janë të punësuar disa familjarë të tij në komunën që ai drejton, më saktësisht 7 ose 8 familjarë.
Por sipas Gashit, familjarët e tij janë të punësuar në bazë meritore.
Megjithatë Gashi përpos që i është kundërpërgjigjur Krasniqit për akuzat e tij, ai ka pasur edhe vetë një akuzë për nepotizëm kundrejt rivalit të tij për kreun e Obiliqit.
“Më së paku ka të drejtë të flasë zotëri Krasniqi sepse ky ia ka nënshkruar gruas kontratën për drejtoreshë”, ka thënë Gashi.
Krasniqi ka reaguar menjëherë pas kësaj akuze duke thënë se kjo nuk qëndron por ama ka pranuar se bashkëshortja e tij është drejtoreshë e një shkolle.
“Bashkëshortja ime punon në arsim që 24 vjet, pjesën e pasluftës është zgjedhur drejtoreshë e një shkolle fillore, me përgatitje është profesoreshë e pedagojgijisë. S’e kam bërë unë drejtoreshë, e kanë bërë Drejtoria Komunale e Arsimit”.
“Kryetari e ka përmendur që është drejtoresha më e mirë, edhe kur ka ardhur fakti e ka ndërruar vetëm se ka qenë bashkëshortja ime”.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...