Google ADS

Libia kritikon ashpër Boris Johnsonin

22:41 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Figurat të larta nga pjesë të ndryshme politike të Libisë kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili tha se “Libia duhet të pastrojë trupat e të vdekurve”.

Johnson, para anëtarëve të Partisë së tij Konservatore tha se investitorët britanikë kanë “vizion të shkëlqyer” për të kthyer Sirtren në një Dubai, transmeton portali arbresh.info

Ligjbërësit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë (HOR), të cilët përfaqësojnë fraksione politike dhe ushtarake të bazuara në lindje të vendit, i quajtën komentet e papranueshme.

Komentet e Johnsonit kanë sjellur reagime edhe në Britani, pasi një numër i konsiderueshëm i deputetëve kanë kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa disa të tjerë kanë sqaruar se Johnson po fliste “për militantët e Shtetit Islamik”.

Forcat lokale libiane të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-vë, për më shumë se gjashtë muaj, kanë luftuar për të larguar militantët nga Sirte, të cilën Shteti Islamik e kishte kthyer në një nga bazat e tij më të rëndësishme jashtë Lindjes së Mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme