Kim Jong-un po bën plane provokative për Ditën e Kolombit, thotë CIA

20:39 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Veriut ka gjasa të planifikojë diçka shumë provokative rreth Ditës së Kolombit javën e ardhshme, e cila i bie të festohet një ditë përpara përvjetorit të themelimit të partisë komuniste në Korenë Veriore, ka paralajmëruar CIA.

“Ne jemi të shqetësuar, sepse në çdo kohë ekziston të shpërthejë rreziku”, tha Yong Suk Lee, ndihmës drejtor i Qendrës së Misionit të Koresë për CIA-n, transmeton portali arbresh.info

“Unë i kam thënë stafit tim, se 10 tetori është disa e Partisë së Punës në Korenë Veriore dhe në të njejtën ditë festohet edhe Dita e Kolombit në SHBA. U kam bërë me dije që të gjithë duhet të jemi vigjilentë”, tha ai.

“Koreja e Veriut është një organizëm politik që lulëzon në konfrontim”, shtoi Lee.

Por Lee gjithashtu ka shtuar se Kim Jong-un është një “aktor shumë racional”, duke shtuar se kreu i Koresë Veriore “dëshiron të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë në mënyrë paqësore në shtratin e tij”.

Sipas fillimi i një lufte me një superfuqi sikurse janë Shtetet e Bashkuara, nuk është i “favorshëm” për të.

Koreja Veriore ka kryer teste bërthamore gjatë festave kombëtare, duke përfshirë edhe testin e saj të parë bërthamor me 9 tetor të vitit 2006.

Tensionet mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve janë duke vazhduar së bashku me një retorikë të ashpër mes Presidentit Trump dhe Kim Jong-un./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme