Google ADS

Publikohen ftesat e veçanta për dasmën e Labit dhe Qëndresës (FOTO)

18:09 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami do t’i japin fund beqarisë së tyre më datë 15 tetor.

Dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe, me shumë të ftuar.

Moderatori Labinot Gashi dhe e fejuara e tij Qëndresa Bajrami do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një martesë madhështore.

Në këtë dasmë nuk do të mungojnë edhe shumë të ftuar VIP, që do të gjenden pranë mikut të tyre në ditën e tij më të rëndësishme.

Ndërkohë, Labi dhe Qëndresa nuk kanë bërë të ditur shumë detaje nga dasma e tyre, por që në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë ftesat e veçanta për dasmën e çiftit.

Ka qenë këngëtari kontrovers Gjon Karrica, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq ftesën e tij për në këtë dasmë.

Vërehet se dyshja kanë bërë një përzgjedhje klasike sa u përket ftesave, të dekoruara thjeshtë dhe në ngjyrën gri.

Labinot Gashi dhe bukuroshja Qëndresa Bajrami kanë dy vite të fejuar së bashku.

labi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme