Google ADS

Cristiano Ronaldoi tentoi të largohet nga Real Madridi

18:11 | 5 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është përpjekur për tu larguar nga Real Madridi këtë verë.

Reprezentuesi portugez ka qenë sensacional në sezonet e fundit për gjigantin në La Liga, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit pas transferimit të tij nga Manchester United në vitin 2009.

Megjithatë, ka pasur spekulime që sulmuesi mund të largohet nga Reali gjatë verës pas akuzave në lidhje me mashtrimet tatimore dhe gazeta spanjolle ‘Diaro Gol’ pretendon që Ronaldo është përpjekur për të detyruar largimin e tij këtë verë.

United ishte në kërkim të transferimit të ish superyllit të tyre por Jose Mourinho nuk shtroi ofertë për sulmuesin.

Ronaldo gjatë kohës së tij në Manchester United
Ronaldo gjatë kohës së tij në Manchester United

Sidoqoftë, gazeta e lartpërmendur thekson që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ishte në dijeni që Ronaldo nuk do të largohej nga Bernabeu. Messi e di se Ronaldo dëshiron të rivalizojë atë për rekordin e golave dhe garën për Topin e Artë.

Duke folur rreth kohës së tij në Real, Ronaldo ka thënë:

“Kur u bëra një lojtar i Manchesterit, ishte një moment me krenari maksimale për mua, por mendoj që ishte më shumë për familjen time”

“Në fillim, fitorja e trofeve ishte shumë ngazëllyese për mua. Më kujtohet kur fitova Ligën e Kampionëve për herë të parë me Manchesterin, emocionet me mposhtën mua”

“Ngjashëm me çmimin e parë për Topin e Artë. Por, ëndrrat e mia gjithmonë bëheshin edhe më të mëdha. Mendoj se kështu funksionojnë ëndrrat apo jo? E kam admiruar gjithmonë Madridin dhe doja një sfidë të re”

“Doja të fitoja trofe me Madridin, të thyej të gjitha rekordet dhe të bëhem një legjendë e klubit”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme