Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia duhet të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke mos u përsëritur spastrimi sikur i vitit 1878 I qindra fshatrave shqiptare deri në Nish.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se shqiptarët e viseve tjera nuk mund të lejojnë që vëllezërve të tyre t’ju mohohen të drejtat elementare për të jetuar lirshëm duke i definuar statusin politik të saj, ekonomik, pasuar nga problemet e sigurisë, në arsim, drejtësi dhe çështje tjera sociale.
Statusi i plotë:
Serbia duhet të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke qenë autokton, që po e bënë përmes formave të ndryshme të presionit.
Asnjëherë nuk duhet dhe nuk mund të përsëritet spastrimi sikur i vitit 1878 i qindra fshatrave shqiptare deri në Nish.
Edhe ne, shqiptarët e viseve tjera nuk mund të lejojmë që vëllezërve tanë t’ju mohohen të drejtat elementare për të jetuar lirshëm duke i definuar statusin politik të saj, ekonomik, pasuar nga problemet e sigurisë, në arsim, drejtësi dhe çështje tjera sociale.
Mbetet problematik mospërfaqësimi real i shqiptarëve në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë.
Nga banorët e atjeshëm ende rrëfehet për bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjesëtareve të UÇPMB-së; prezenca enorme e forcave militare të Serbisë; inskenime aktesh kriminale dhe terroriste (minave); ndalimi i lëvizjeve të qytetarve nëpër vendbanime, vandalizimi i pronave dhe shtëpitë të Shqiptarëve janë vetëm disa nga problemet e sigurisë në këto anë.
Njohja e diplomave të Kosovës ende mbetet problem pavarësisht të negocimit mes palëve në Bruksel, dhe mos lejimi i hapjes së Universitetit të pavarur të Luginës vazhdon të cënojë të drejtën për t’u arsimuar.
Banorët atje ankohen edhe për mungesën e çdo mbështetje financiare, pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për eksport dhe import.
As nuk mund të mendohen organizimet kulturore për festa kombëtare, dhe valvimi i lirshëm i flamurit kombëtar, sikur që nuk ju lejohet as përdorimi i simboleve kombëtare.
Ndërkombëtarët duhet ta bëjnë të qartë po ashtu se Serbia nuk mund të avancojë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk rregullon presionin mbi shqiptarët në Luginë të Preshevës për të ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë të një vendi që brenda dhjetë vjetëve synon të jetë pjesë e BE-së.
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...