Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pasi kjo sipas tij është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, thekson se nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia vazhdon ta bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Njohja reciproke është e vetmja mënyrë e ecjes përpara dhe e tejkalimit të konflikteve, që mbi të gjitha nuk duhet t’u lihen gjeneratave të reja”, shkruan Hoxhaj.
Postimi i tij në Facebook:
“Para 17 viteve u rrëzua regjimi brutal i Sllobodan Millosheviçit, regjim i cili u bë burim i shumë konflikteve të përgjakshme në Ballkan dhe që la prapa shumë viktima të pafajshme. Por, përfundimi i këtij regjimi pati si kulminacion një realitet tërësisht të ri dhe e formësoi hartën e re të Ballkanit. Kosova ka shprehur përkushtimin për normalizim të marrëdhënieve për hir të stabilitetit dhe paqes në rajon, mirëpo në anën tjetër, Serbia ka vazhduar me “adhurimin” ndaj Millosheviçit, duke mos e pranuar përgjegjësinë për krimet e luftës të sponsorizuara nga shteti serb kundër popullatës civile jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Nuk mund të ketë normalizim dhe paqe të qëndrueshme në rajon pa u vënë drejtësia për krimet e luftës, dhe kjo kërkon angazhimin maksimal të shtetit serb. Nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia vazhdon ta bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Njohja reciproke është e vetmja mënyrë e ecjes përpara dhe e tejkalimit të konflikteve, që mbi të gjitha nuk duhet t’u lihen gjeneratave të reja”, ka shkruar Hoxhaj nw facebook.
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...