Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesve ka thënë për arbresh.info se mësuesit jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën vazhdojnë të mos kenë liri të plotë në punën e tyre.
“Mësuesi në Kosovë si dhe kolegët e tyre në botë janë në presion ngasë nuk e kanë lirinë e plotë të punës ngase shpesh për ta pyeten të tjerët qoftë me kurrikula, qoftë me plan programe, qoftë me tekste shkollore”, ka thënë ai.
Sipas tij qeveritë e vendit në vazhdimësi e kanë pasur gojën plot me deklarata që prioritet do ta kenë arsimin por këto kanë mbetur vetëm në cilësinë e deklaratave.
“Qeveria e Kosovës edhe tani edhe në të kaluarën arsimin e ka thënë publikisht se e konsideron si prioritet, mirëpo nuk mjafton të dalë e të thuhet kjo vetëm me deklarata, por Qeveria e Kosovës duhet konkretisht të dëshmojë se e ka prioritet arsimin në radhë të parë duke ndarë buxhet më të madh, tani jo vetëm për kërkesat tona por një buxhet të konsiderueshëm për t’i përmirësuar kushtet e punës nëpër shkolla, ngaqë shkollat tona nga jashtë janë mjaft të bukura por brenda janë të thata”, ka pohuar Jasharaj.
E për këtë ka thënë se Qeveria duhet të ndajë mjete për t’i furnizuar këto shkolla me mjete bashkëkohore në mënyrë që mësimdhënësit ku shumica e tyre janë trajnuar të kenë mundësi që njohuritë e fituara ti shprehin në praktikë në punën edukative dhe arsimore me nxënës.
Ndërsa eksperti i arsimit dhe njëherësh drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci ka thënë se kjo ditë është një rast i mirë që të përkujtohet se mësuesi është faktori më i rëndësishëm që ndikon në rezultatin dhe të arriturat e nxënësit.
“Sot ekzistojnë kushte më të mira për mësimdhënie cilësore se kurdo herë më parë, pasi infrastruktura shkollore është përmirësuar dukshëm, si edhe ekziston mundësia e shfrytëzimit të teknologjisë dhe burimeve të shumta nga interneti. Prandaj, mësuesit duhet të ndihmohen që të performojnë sa më mirë në klasë, në dobi të drejtpërdrejtë të fëmijëve. Kjo nuk bëhet vetëm përmes rritjes së vazhdueshme të pagave, të cilat tanimë mund të quhen dinjitoze, por edhe përmes ofrimit të mbështetjes profesionale e cila ende mungon”, ka thënë ai.
Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, festohet çdo vit më 5 tetor që prej vitit 1994. Qëllimi i kësaj dite është për të mobilizuar mbështetje për mësuesit dhe për të siguruar që nevojat e gjeneratave të ardhshme do të vazhdojnë të plotësohen nga mësuesit.
Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të kuptuarit dhe vlerësimit dëshmuar në kontributin jetik që mësuesit kanë në arsimin dhe zhvillimin./arbresh.info/j.zhuniqi/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...