Google ADS

Truke dhe këshilla si të vishen gratë e shkurtra

15:27 | 5 Tetor 2017
L G

Si ta vlerësojmë staturën tonë fizike, kur ajo nuk është në anën tonë? Jeni disi të shkurtra dhe kërkoni me çdo mënyrë që të bini në sy dhe të bëni një figurë të bukur? Një dorë për këtë gjë ju jep mënyra se si visheni, stili juaj në përgjithësi, të cilin duhet ta zgjidhni sa më të thjeshtë. Një stil i drejtë i masës tuaj do t’ju bëjë të mos ndiheni asnjëherë inferiore.

Privilegjoni prerjet e shkurtra

Duhet të zgjidhni xhaketa ose kapota të shkurtra. Fustanin nuk duhet ta mbani të madh, ai nuk duhet të jetë i rënduar, të ketë prerje të çrregullta apo cepa. Nëse vishni një kostum shmangni kontrastet e proporcioneve të gjatësisë, që do të thotë se xhaketa duhet të arrijë deri lart vitheve, ndërsa fundi deri te gjunjët.

Mos përdorni taka shumë të larta

“Jemi të shkurtra, atëherë të zgjatemi me taka të larta”! Ky mendim i shumicës së femrave që janë të shkurtra, është i gabuar. Takat kanë tendencë ta prishin lartësinë dhe të krijojnë një disharmoni dhe një lloj çrregullimi në proporcion. E njëjta gjë vlen edhe për këpucët apo sandalet ortopedike.

Thojuni “Po” këmishave dhe bluzave të buta dhe të rehatshme

Bluzat duhet të jenë të buta dhe të rehatshme. Bëni mirë të zgjidhni ato të cilat janë të punuara me fije të holla dhe nuk kanë volum, me pantallona të gjata. Por mund të zgjidhni edhe një këmishë me ndonjë rrip në bel, e cila është e rehatshme dhe e masës tuaj.

Nxirrni në pah gjatësinë tuaj

Për të nxjerrë në pah gjatësinë, mjafton të vishni një veshje me pulla, një shall të gjatë, i cili duhet t’ju rrijë lirshëm, flokët duhet t’i mbani të lidhur në mënyrë që pjesa e sipërme e trupit tuaj të vihet në pah. Mos i ndryshoni ngjyrat, por preferoni gjërat njëngjyrëshe. Ndryshueshmëria e ngjyrave thyen në dysh siluetën tuaj. Çdo femër ka një pjesë të trupit të saj me të cilën mburret. P.sh., nëse keni këmbë të gjata dhe të holla por trup të shkurtër, në këtë rast vishni pantallona me ngjyrë të ndezur dhe këmishë me ngjyrë të errët, në mënyrë që këmbët tuaja të bien në sy, që do të bëjnë trupin tuaj të duket shumë më i gjatë.

Nëse keni barkun dhe belin e hollë dhe ju pëlqen ajo pjesë e trupit tuaj, në këtë rast përqendrohuni tek ajo pjesë dhe theksojeni atë pjesë me ngjyrë të ndezur në mënyrë që të bjerë në sy. Ndërkohë mos përdorni fantazi shumë të mëdha, edhe aksesorët duhet të jenë të vegjël. Pra si përfundim, fjala e cila i përmbledh të gjitha këto këshilla është: “masa e duhur

Këshilla mbi atë çka duhet të vishni dhe shmangni kur ju jeni të shkurtra

Vishni

– Rroba të madhësisë tuaj

– Pantallona me bel të lartë

– Një xhaketë të shkurtër në qoftë se ju nuk keni gjoks të madh

– Çizme me taka dhe një fustan

– Një fustan të shkurtër

– Këpucë me takë jo më të lartë se 5 cm

– Bluza me motive, mundësisht vertikale

– Një rrip me të njëjtën ngjyrë si pantallonat

Shmangni:

– Fustanet e gjata që vijnë nën gju

– Pantallonat shumë të gjata që bien mbi këpucë

– Çizmet mbi gju

– Vathët dhe syzet e mëdha

– Vija horizontale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme