Google ADS

18 vjeçarja ikën nga shtëpia, bashkëshorti 16 vjet më i madh bën kallëzim në polici

15:18 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Një vajzë 18-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj.

Burime nga policia e Sarandës kanë bërë të ditur se, “më datë 04.10.2017, shtetasi me inicialet GJ. D., vjeç 34, banues në fshatin Kopaçes, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja S. D., 18 vjeç”.

Ndërkohë policia ka njoftuar se po punohet për gjetjen e vajzës së humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme