Google ADS

Mielli i misrit, ilaç dhe ushqim

14:13 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Mielli i misrit përmban shumë materie ushqyese që janë bazë.

Duke e përdorur në ushqim, shtohet niveli i vitaminave dhe mineraleve në organizëm. Pra, është e qartë se mielli i misrit ndikon mirë në organizëm, përmirëson shëndetin. Mielli i misrit është burim për niacinë, tiaminë, riboflavinë, folate dhe vitamina B6, E e K. Përmban fibra, karotenoide, 18 aminoacide dhe minerale esenciale, si: zink, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër, mangan dhe selen. Mielli i verdhë i misrit është burim i mirë për zink, mineral të rëndësishëm për funksionimin e enzimave. Zinku aktivizon enzimat që rregullon aktivitetin e gjeneve në qelizat tuaja, e forcon sistemin imun dhe ndihmon që ushqimi të shndërrohet në energji.

Një gotë miell misri ju siguron 2 mg zink, që është 25 për qind e nevojave ditore për femra dhe 18 për qind te meshkujt. Mielli i misrit përmban edhe hekur. Secila gotë e miellit të misrit ju ofron 2,8 mg hekur, që është 35 për qind nga nevojat e përditshme të nevojshme për meshkujt dhe 16 për qind te femrat.

Mielli i misrit vepron si ilaç:

– Ul shtypjen e lartë të gjakut

– Ul kolesterolin

– Vepron kundër jashtëqitjes së fortë dhe hemorroideve

– Parandalon kancerin n zorrë të trashë

– Forcon sistemin imunin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme