Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së enjtes, ka prezantuar masat e marra nga qeveria për reduktimin e burokracive në institucionet shtetërore.
Rama ka deklaruar se masat në fjalë do të ndikojnë edhe tek rritja ekonomike, e cila, sipas tij, lidhet me uljen drastike të peshës së burokracisë tek shpatullat e njerëzve.
“Sot jemi në një situatë ndryshe nga ajo kur morëm punën, pasi ka një numër të konsiderueshëm letrash që përkthehen në shpenzime, që nuk duhet t’u kërkohen më qytetarëve nga shteti në pikat e shërbimeve”, ka deklaruar Rama.
Ai i ka bërë thirrje çdo qytetari që në rast se dikush i kërkon një certifikatë, familjare apo personale, të refuzojë dhe t’i thotë punonjësit të sportelit që ta nxjerrë vetë atë.
“Certifikatat janë në sistem dhe zyrat e shtetit do t’i nxjerrin në kohë reale. Vërtetimet e pensionit po ashtu. Pensionistët s’kanë asnjë arsye për të qëndruar në radhë për një vërtetim pensioni. Po ashtu për certifikatat shëndetësore, vërtetimi i pronësisë, lejet e ndërtimit, etj”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka bërë me dije se ministri i Financave Arben Ahmetaj ka urdhëruar tashmë të gjitha institucionet në vartësi të tij që të mos kërkojnë më një sërë dokumentash.
“Certifikatën e regjistrimit në QKB, ekstraktin e kompanisë, vërtetimin për pagimin e kontributeve nga subjekti, vërtetimin për pagim detyrimesh, vërtetim xhiroje, dëshmi penaliteti dhe të gjitha dokumentet që gjenerohen nga Gjendja Civile”, ka thënë Rama.
Për kreun e ekzekutivit, “kjo do të thotë 56 vjet pritje në harkun e një viti që konsumohen nga qytetarët dhe kompanitë”. “Nuk do të shpenzohet më asnjë qindarkë”, ka shtuar Rama.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...