Ministrat e Jashtëm, të Brendshëm dhe të Energjisë të Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë janë takuar në Selanik për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin në fushën e sigurisë, menaxhimit të kufijve dhe energjisë.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias, në fjalën e tij gjatë hapjes së mbledhjes, theksoi se ministrat e katër shteteve janë duke u takuar për herë të dytë në Selanik. “Në këto mbledhje, ne flasim me një afërsi të madhe për mendimet lidhur me zgjidhjet e problemeve dhe të ardhmen”, tha Kocias.
Siç theksohet, në mbledhje diskutohet për sigurinë, bashkëpunimin tejkufitar, zjarret pyjore dhe energjinë.
Duke theksuar se temë diskutimi do të jetë edhe energjia, Kocias tha: “Në këtë mbledhje janë edhe ministrat e energjisë. Bashkëpunimi në këtë fushë është mase i rëndësishëm për arsye se rajoni ynë gjendet mbi rutën e gazsjellësve”, deklaroi Kocias, raporton Anadolu Agency.
Në mbledhje marrin pjesë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kocias, zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë Mihalis Verriopulos, nga Shqipëria ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë Koli Bele, nga Maqedonia ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i Brendshëm Oliver Spasovksi dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa nga Bullgaria marrin pjesë ministrja e Jashtme Ekaterina Zakharieva, ministri i Brendshëm Valentin Radev dhe ministri i Energjisë Rosen Simitçiev.
Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të katër shteteve ishin takuar në prill të vitit 2016 në Selanik, me iniciativë të Kociasit.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...