Hamza: Përfitimet e donacionit të ShBA-së për Doganat, shumë dimensionale

11:59 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar ceremoninë e pranim-dorëzimit të një donacioni të Ambasadës së ShBA-së për këtë ministri, Ministrinë e Financave dhe atë të Tregtisë e Industrisë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha me këtë rast se përfitimet e këtij donacioni janë shumëdimensionale pasi pengohet kontrabanda, lehtësohet të bërit biznes dhe ofrohet siguri më e madhe për qytetarët e vendit, shkruan arbresh.info.

“Përfitimet e këtij donacioni janë shumëdimensionale. E para, Doganat e Kosovës do të jenë të pajisura me pajisjet dhe informatat më të besueshme nga baza e re e të dhënave që po përditosohët në Qendrën Nacionale për Meanxhimin e Kufijve që ndikon në rritjen efikasitetit dhe kualitetit të punës së Doganës. E dyta, do të përfiton Ministria e Financave dhe biznese. Ministria e Financave do të ketë hyrje më të mëdha në buxhet nga luftimi i kontrabandës dhe bizneset do të kenë ambient më të mirë për të bërë biznes dhe konkurrencë të drejtë. E treat, është siguria e qytetarëve përmes luftimit të hyrjes në vend të mjeteve që rrezikojnë jetën e tyre”, tha Hamza.

Ai shtoi se Kosova ka Doganën më të zhvilluar në rajon sa i përket sistemeve dhe procedurave./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1557743004290786/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme