Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës

11:51 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë edhe në gjëra ekstreme, duke shpenzuar mijëra para në heqjen e tyre efektive.

Ndër metodat më të njohura për heqjen e qimeve të fytyrës janë trajtimet me lazer dhe kremërat e ndryshme të cilat mund të japin rezultate të mira, por gjithashtu mund të shkaktojnë skuqje dhe irritim të lëkurës për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës së fytyrës ndaj kemikateve që ato përmbajnë.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë është më mirë të provoni një qasje më natyrale.

Më poshtë mund të gjeni recetën natyrale e cila do të largojë qimet tuaja të fytyrës në më pak se 15 minuta dhe do të lërë lëkurën tuaj të shkëlqyeshëm dhe të butë, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, kjo recetë është përdorur në Lindjen e Mesme për shekuj me radhë dhe jo vetëm që heq qimet e fytyrës por gjithashtu e bën lëkurën tuaj të duket më e shëndetshme, më e butë dhe plot shkëlqim.

Gjithkush që e ka provuar të paktën një herë thonë se ata janë të habitur nga rezultatet e shkëlqyera.

Receta është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë – një kombinim i fuqishëm që bën mrekulli për lëkurën tuaj.

Përbërësit:

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle pastë miell tërshëre

2 lugë gjelle lëng limoni

Si ta përgatisni këtë masë?

Shtypeni tërshërën derisa të krijohet një masë sikur pudër dhe më pas shtoni edhe përbërësit e tjerë derisa sërish të krijoni një masë homogjene.

Vendoseni këtë masë në zonën ku keni problem dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.

Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe gjithçla përfundoi. Vendoseni një krem hidratues më pas dhe përsëriteni këtë proces dy deri tri herë në javë për një muaj me radhë.

Edhe vetë do të shihni se do të mahniteni me rezultatet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme