Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpoli

10:32 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka arrestuar Shkëlqim Elezin, banor i Tapizës, një person i shpallur në kërkim nga Interpoli për shfrytëzim të fëmijëve për prostitucion në Itali.

35-vjeçari Elezi do të ekstradohet në Itali, pasi Gjykata e Catanzaros, Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”, parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme