Shpallja e mundshme e pavarësisë nga Katalonia nuk dihet nëse do ta ketë njohjen edhe të Kosovës.
Institucionet kosovare nuk kanë ndarë ende mendimin se si do të veprojnë përballë një situatë të tillë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk dëshiron të flas për çështjen e Katalonisë në këtë moment.
Sipas Pacollit, e rëndësishme në këtë rast është që qytetarët spanjoll të jenë mirë dhe që njohja e tyre për Kosovën do të ishte mese e dobishme.
“Nuk mund të flasë lidhur me çështjen Katalonisë, pra nuk mund të shprehem në këtë drejtim dhe vetëm dëshiroj që populli spanjoll në këtë situatë të jenë mirë dhe në një të ardhme ta njohin Kosovën”, ka thënë Pacolli për Indeksonline.
Ndryshe, Katalonia, rajon ky i cili ka mbajtur referendumin me synimin e pavarësimit nga Spanja, si dhe rasti i Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur deri më tash nga 114 vende, janë raste të ndryshme dhe ato nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë kanë thënë zyrtarët e lartë shtetëror dhe njohës të së drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...