Jasharaj: Rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i qeverisë

09:54 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Me rastin e 5 tetorit Ditës Botërore të Mësuesve, sot në Prishtinë organizohet takimi “Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit”. Takimi organizohet nga SBASHK dhe mbështetur nga Edukimi Internacional (EI).

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se presin që mësimdhënësit kosovarë të kenë kushte më të mira për punë.

“Ne po angazhohemi që mësimdhënësit të kenë kushte më të mira dhe të rritet cilësia në arsim”, tha ai në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Jasharaj vlerësoi se edhe në Kosovë edhe në vende të tjera, arsimi ka pasur test që fatkeqësisht mësuesi ka qenë vetëm si punëtor.

“Në kuadër të kompetencave, mësuesi duhet të ketë më shumë liri, që ai të organizojë më shumë”, tha ai.

Sipas tij, rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i qeverisë së Kosovës, pasi që shihet se sa ndahet buxhet për këtë fushë që është e ardhmja e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme