Kosova ka shumë vende të bukura, vende turistike dhe historike. Njëra ndër ta është edhe Muzeu i Kristaleve të Trepçës.
Në oborrin e Minierës së Trepçës, e cila shtrihet në mes të maleve të Pretenit dhe atyre të Kutllovcit, përskaj rrugës që shpien për në malet piktoreske të Shalës së Bajgorës, gjendet Muzeu i Kristaleve të Kosovës “Trepça”, shkruan ‘al.visit-kosova.com’.
Kjo perlë e vërtetë është e një rëndësie shumë të veçantë për Kosovën dhe se në të janë të ekspozuara mbi 1900 eksponate, nga të cilat mbi 90% janë kristale të minierës së Trepçës në Stan Tërg, ndërsa të tjerat janë nga minierat tjera të Kosovës dhe nga jashtë, përcjell albinfo.ch.
Ky muze është i hapur që nga viti 1960 dhe vizitohet më së shumti nga vizitorë të huaj dhe shumë më pak nga vendësit me përjashtim të shkollave në mënyrë të organizuar.
Padyshim konsiderohet nga pikat më atraktive turistike që ja vlen për t’u vizituar, pasi që edhe ashtu llogaritet si një perlë e vërtetë, jo vetëm e qytetit të Mitrovicës, por edhe të Kosovës e më gjerë.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...