Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-Sigurimin.
Deputeti Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi.
138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.
Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre. -Z. Murrizi, disa ditë më parë, ju publikuat përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin tuaj me ish-Sigurimin e Shtetit, ndërsa ftove kolegët në Parlament të qartësonin të kaluarën e tyre. Sa deputetë i janë përgjigjur sfidës suaj? Unë mendoj se është detyrim moral i çdo deputeti që 27 vjet pas rënies së komunizmit t’ju tregojmë shqiptarëve të kaluarën tonë.
Ai ligj nuk është ligj frenues, por është moral. Të gjitha vendet ishkomuniste, përveç Hungarisë, kanë patur ligj frenues. Hungaria e ka pasur ligj moral, ku KQZ thjeshtë bënte me dije qenien apo jo pjesë e shërbimit sekret të asaj kohe. Nëse do ta votonin qytetarët personin, do të thonë se qytetarët e duan spiun deputetin dhe nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri, në 27 vjet pluralizëm, ne kemi një komision, i cili nuk komandohet nga një parti politike.
Ka qenë komisioni ‘Mezini’. Për këtë komision aludohej se ishte nën urdhrat e Berishës. Kur unë kam qenë deputet, nga viti 1997-2000, ka qenë komisioni i ‘Bezhani’, ku kryetari u emërua nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Ky që kemi tani, është një komision kolegjial, me 5 anëtarë të kaluar nga Kuvendi, ku një është përfaqësues i shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe një është drejtpërdrejt i përndjekur, Daut Gumeni dhe Simon Miraka. Unë mendoj se çdo i zgjedhur, edhe administrata, kryetarët e bashkive dhe qeveria duhet të bëjnë publike zyrtarët e lartë, ato që janë subjekte të këtij ligji, nëse kanë të kaluar me ish-Sigurimin e Shtetit apo jo. -A i është përgjigjur deri më sot ndonjë deputet sfidës suaj? Di që përveç meje, ka marrë përgjigje nga autoriteti edhe deputeti Romeo Gurakuqi i Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar e pyeta nëse kishte dërguar kërkesë, ku më konfirmoi përgjigjen. Pra, di që ka marrë përgjigje edhe Romeo Gurakuqi. Këtë çështje unë e kam ngritur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pohuar se është detyrim moral, të paktën i deputetëve të Partisë Demokratike, si partia e parë antikomuniste, që të shkojnë të gjithë dhe të marrin tek ky autoritet përgjigjen për të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. -Si u prit kërkesa juaj nga kolegët? Pash që disa hezitonin. Ky është problem i tyre. Për mua, ky Kuvend ka sërish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë mendoj se janë pjesë e të gjitha partive. -Ku e bazoni këtë konstatim apo bindje? Po cila është arsyeja që i pengon për të ndërmarrë këtë akt moral, në një farë mënyrë për ta larë veten para qytetarëve në raport me ishSigurimin e Shtetit?! Pse nuk e bëjnë? Nuk ka asnjë kosto financiare. Është pa humbje kohe. Mund të bëhet me një formular. Çfarë i pengon?! Për mua në këtë parlament janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nga i gjithë spektri politik. Në hulumtimin tim 27-vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë. Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor. -Në ligj, nga të gjithë kategoritë e funksionarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive etj., vetëm deputetët janë përjashtuar nga verifikimi. Ata mund të verifikohen vetëm me vullnetin e tyre… Kjo është bërë qëllimisht sepse kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se nuk kanë mundur dot që të asgjësojnë
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...