Peruja dhe Ekuadori janë skuadrat që do të vendosin për fatin e Argjentinës në kualifikueset e botërorit të 2018.
Skuadra nënkampione e botës përballet këtë javë me rrezikun real që të mos jetë në fazën finale të Kupës së Botës.
Nëse kjo do të ndodhë, për Argjentinën do të jetë hera e parë që nga viti 1970.
Bardhekaltrit do të përballen ditën e enjte me Perunë me të cilën ka një kuotë të barabartë pikësh.
Por Argjentina ka një golavarazh më të dobët se kjo skuadër, kështu që fitorja është një detyrim, shkruan TCH.
Ndeshja me Ekuadorin do të jetë ajo që do të përmbyllë këtë fazë kualifikuese për Argjentinën në grupin ku kualifikohen direkt 4 ekipe.
Nëse Argjentina I fiton të dy ndeshjet atëherë do të shkojë në katër pozitat e para.
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...