Parashikimi i motit për Maqedoninë

08:15 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht nxehtë me vranësira të pakta, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë e fortë perëndimore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 10 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 28 gradë celsius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të premten moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa në fund të ditës pritet ndryshim dhe do të ketë reshje të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme