Google ADS

Ornella Mutti: Kam tradhëtuar vetëm një herë me…Celentanon

01:09 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Aktorja e famshme Ornela Mutti ka rrëfyer flirtet e saj të së kaluarës. Dhe zbulimi më i rëndësishëm është ajo me këngëtarin e famshëm Adriano Celentano.

“Unë kam tradhëtuar vetëm një herë dhe e bëra me Adriano Celentanon.”

Romanca midis tyre ka ndodhur në vitin 1981 kur të Adriano dhe Ornella luanin në filmin ‘Crazy In Love” dhe ishin në një marrëdhënie tjetër. Këngëtari e zbuloi këtë flirt në vitin 2014 dhe pa i treguar asgjë aktores.

“Adriano nuk duhet ta kishte treguar këtë gjë, të paktën jo pa më paralajmëruar. Me mua e kanë provuar pothuasje të gjithë. E kam kaluar jetën duke u mbrojtur nga sulmet e meshkujve,”-ka thënë 62-vjeçarja në një intervistë për Messaggero.

Tashmë ajo është beqare pasi duket se historia e saj me sipërmarrësin  Fabrice Kerhervé ka përfunduar: “Sot në moshën 62 vjeçare mësova se është më mirë të që të qëndroj vetëm.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme