Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet italiane kanë ekzekutuar një mega operacion për shkatërrimin e një klani të mafias siçiliane “Cosa Nostra”.
Operacioni është shtrirë në Itali e Gjermani.
600 trupa policorë të Policisë Financiare të Romës, Katanisettas e Policisë kriminale të Kolonias në Gjermani, me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme Antimafia e Anti-terrorizmit italian, kanë ekzektuar arrestimin e 37 personave anëtarë të familjes mafioze Gela, e njohur si klani Rinzivillo, transmeton ora news.
Kjo familje mafioze kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminale në territoret e rajonit të Siçilisë, Lacios, Lombardisë, Piemontes, Emilia Romagna si dhe në Gjermani.
Përgjatë këtij mega operacioni, klanit mafioz të “Cosa Nostras” i janë sekuestruar të mira materiale e pasuri në vlerë 11 milionë euro.
Gjatë mesditës Franco Roberti, Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian do të mbaj një konferencë shtypi ku do të zbardhë detajet e këtij operacioni.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...