Google ADS

Temperatura 50 gradë brenda pak dekadash

00:48 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Dy qytetet më të mëdha të Australisë, Sidnej dhe Melburni mund të prekin temperaturat 50 gradë Celsius brenda disa dekadave.

Një verë me temperatura të tilla do të mundojë banorët në ato zona, edhe nëse ngrohja globale arrin të frenohet në limitin e 2 gradëve mbi nivelet paraindustriale, siç parashikohet në marrëveshjen e Parisit për klimën.

Por kufizimi i efektit serë do të kishte sidoqoftë ndikim, sipas shkencëtarëve, që profetizojnë lëvizje të forta të termometrit edhe në pjesë të tjera të vendit.

“Viti 2015, një prej viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, do të konsiderohet një vit mesatar pas një dekade”, mendon kërkuesja Sophie Leëis e universitetit kombëtar australian.

Studimi i drejtuar nga ekipi i saj dhe i publikuar në revistën “Geophysical Research Letters”, mbështetet në të dhënat vëzhgimore dhe modelet klimatike për të parashikuar temperaturat e së ardhmes.

Byroja Kombëtare e Meteorologjisë ka regjistruar shifra rekord prej 45.8 gradësh në Sidnej në vitet 2013 dhe në 2009; në Melburn njerëzit nuk merrnin dot frymë nga vapa, kur zhiva e termometrit shënoi 46.4 gradë Celsius. Vera e fundit australiane theu 205 rekorde të motit, ndërsa dimri ishte gjithashtu më i ngrohti i dokumentuar ndonjëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme