Gjatë një vizite në lagjen “Ulpiana”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se po planifikon ndërtimin e një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë, sepse kjo pikë po shihet si një nga bllokadat kryesore të trafikut në këtë lagje.
“Po e shqyrtojmë mundësinë e ndërtimit të një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë, për dy arsye. E para lehtësohet trafiku, të cilin e pengojnë këmbësorët dhe e dyta ka të bëjë me rritjen e sigurisë për nxënësit dhe qasjen e tyre më të lehtë në shkollë”.
Ai potencoi nevojën që të intervenohet me fasadimin e ndërtesave tek rrethi, për të përmirësuar pamjen e kësaj zone, por edhe për t’i izoluar banesat, ku do të kursehej energjia, njofton Klan Kosova.
Abrashi ka shprehur pakënaqësi me nivelin e mirëmbajtjes së terreneve sportive dhe hapësirave të gjelbëruara në këtë lagje, për të cilat tha se Programi i tij i kushton rëndësi të posaçme.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka prezantuar planin edhe për përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në disa zona të “Ulpianës”, të cilat kanë probleme.
Abrashi ju ka premtuar të rinjve të lagjes se përveç mirëmbajtjes së terreneve sportive, ai ka plane për ndërtimin e këndeve të tjera sportive dhe rekreative.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...