Google ADS

“Faleminderit, por nuk e dua!”, kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel

23:11 | 4 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Beteja e vetme e mundshme sot në frontin kulturor, është beteja për bashkëjetesën paqësore të të dy kulturave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit.

Unë nuk po them që ato duhet ta përqafojnë njëra-tjetrën – unë e di se konfrontimi i këtyre dy kulturave nuk duhet që domosdoshmërisht të marrë formën e një konflikti – por ky konfrontim duhet të ndodhë mes njerëzve dhe midis kulturave, pa ndërhyrjen e institucioneve.

Unë vetë jam thellësisht i prekur nga kontradikta mes dy kulturave: Unë jam i përbërë nga kontradikta të tilla. Simpatitë e mia të pamohueshme shkojnë drejt socializmit dhe atij që quhet blloku Lindor, por unë jam lindur dhe rritur në një familje borgjeze dhe në një kulturë borgjeze. Kjo më lejon që të bashkëpunoj me të gjithë ata që kërkojnë të afrojnë të dy kulturat

Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër, për veprën e tij, e cila, e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë.

Në një njoftim publik, të botuar në “Le Figaro” të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit, dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura. Ai kishte dërguar një letër në adresë të Akademisë Suedeze, për të penguar zgjedhjen e tyre. Në këtë letër, ai specifikoi se refuzimi i tij nuk vinte për shkak të Akademisë Suedeze, por ishte i bazuar në arsye personale dhe objektive të tijat.

Letra e Sartrit drejtuar Akademisë Suedeze:

“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme